FFK-ja “dorështrënguar”: Reduktoi pagat për gjysmë milion euro në 2023

TV Dukagjini e ka siguruar dokumentin ku shihen të hyrat dhe shpenzimet e Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 2023

Pa e pubikuar Raportin e Auditorit dhe Pasqyrat Financiare për vitin 2022, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka përfunduar atë të vitit 2023.

TV Dukagjini e ka siguruar dokumentin ku shihen të hyrat dhe shpenzimet e shtëpisë së futbollit kosovar gjatë vitit të kaluar.

Të hyrat totale të FFK-së kanë qenë 19 milionë e 65 mijë e 359 euro.

15 milionë e 295 mijë euro kanë qenë të hyrat nga UEFA, teksa 1 milion e 633 mijë euro nga FIFA.

Nga sponsorizimi ka përfituar 126 mijë e 181 euro, kurse në vitin 2022, 462 mijë e 236 euro.

Të hyrat tjera të FFK-së kanë qenë edhe nga të drejtat televizive, organizimi i ndeshjeve, aktivitetet e zakonshme, Viva Fresh Liga e Parë, marketingu dhe nga projekte të tjera.

Te shpenzimet është dallimi i madh, sidomos në ndihmat për klubet.

Prej 2 milionë e 415 mijë e 803 euro sa iu kishte ndihmuar FFK-ja klubeve në vitin 2022, në vitin 2023 vetëm 619 mijë e 898 euro.

Edhe te pagat shihet një ndryshim.

Në vitin 2022 shpenzimet e pagave dhe të kontributit të punëtorëve në Federatë ishin 4 milionë e 772 mijë e 700 euro.

Ndërsa, në vitin 2023, vërehet se FFK-ja i harxhoi gjysmë milion euro më pak për rroga, saktësisht 4 milionë e 222 mijë e 257 euro.

Për akomodim janë shpenzuar më shumë se 1 milion euro, kurse për udhëtime 757 mijë.

Hera e fundit kur Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar në faqen e saj zyrtare Raportin e Auditorit dhe Pasqyrat Financiare ka qenë për vitin 2021.

Raporti i vitit 2023 pritet të paraqitet dhe të votohet ditët e ardhshme në Kuvendin e Punës.

FFK-ja është e obliguar me statutin e saj të publikojë pastaj raportin në ueb faqe.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika