FFK-ja ia hedh fajin kryeqytetit: Stadiumi nuk është pronë e jona

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), përmes një komunikate, ka reaguar pas lajmeve mbi gjendjen e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në sfidën që Kosova e luajti ndaj Izraelit

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media pas akuzave të shumta që i janë bërë lidhur me mirëmbajtjen dhe gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndonëse e ka nën menaxhim stadiumin, FFK-ja ka refuzuar ta marrë barrën për gjendjen e fushës.

Madje, Federata ka shprehur gatishmëri për të hequr dorë nga menaxhimi i stadiumit, nëse “vazhdohet me një neglizhencë të tillë të institucioneve ndaj këtij problemi”.

“Gjendja e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e mbrëmshme Kosovë-Izrael është tentuar të shfrytëzohet nga ‘dashamirët’, për të vënë hije mbi fitoren e shkëlqyer, paraqitjen dhe angazhimin e pashoq të djemëve tanë dardanë”.

“Shumëkush nuk ngurroi që shigjetat për gjendjen e fushës t’i hedhë në një drejtim. Por, është e rëndësishme të theksohet se ky stadium nuk është pronë e FFK-së dhe kjo ka sjellë sfida të mëdha financiare për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij”, thuhej fillimisht në komunikatën e FFK-së.

Tutje, ata thanë se stadiumin e kanë marrë nën menaxhim në kushte të mjerueshme duke thënë se komuna nuk i ka paguar punëtorët të cilët janë të angazhuar për mirëmbajtjen e terrenit.

“FFK e ka marrë nën menaxhim stadiumin në kushte të mjerueshme, atëherë kur askush as nga institucionet e as nga organizatat sportive nuk ka pasur as vullnet e as gatishmëri për të marrë nën menaxhim këtë impiant sportiv. Jemi të vetëdijshëm se në situata të tilla më e lehta është hedhja e fajit tek tjetri, por nuk duhet harruar faktin se në çfarë gjendje është marrë stadiumi”.

“Punëtorët aty kanë qenë të angazhuar nga komuna, por nuk janë paguar me muaj të tërë përderisa FFK ka vendosur ta marrë përgjegjësinë edhe për pjesën e punëtorëve të angazhuar”.

FFK-ja tha, gjithashtu, se nuk kanë pranuar asnjëherë ndonjë subvencion për mirëmbajtjen e fushës nga institucionet, si dhe u shprehën të gatshëm për t’ia kthyer menaxhimin komunës nëse neglizhenca e institucioneve vazhdon.

Ndryshe, para disa orësh, Komuna e Prishtinës ka reaguar lidhur me reagimet që po bëhen lidhur me mirëmbajtjen e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku gjatë ndeshjes të së dielës në mes të Kosovës dhe Kombëtares së Izraelit, stadiumi nuk ishte në kushte të favorshme për të zhvilluar lojë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeqyteti i Prishtinës ka reaguar duke thënë se mirëmbajtja e stadiumit nuk është përgjegjësi e tyre por obligim i Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Ju informojmë se mirëmbajtja e stadiumit të futbollit “Fadil Vokrri” nuk është përgjegjësi e Kryeqytetit Prishtina, por është obligim i Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Këtë e bazon në nenin Memorandumin e Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Kryeqytetit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kjo përgjegjësi është e rregulluar me nenin 3, paragrafi 1.3. të Memorandumit të Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Kryeqytetit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës me datën 30 dhjetor 2022″, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika