FFK-ja nis hetim ndaj Ballkanit dhe zyrtarëve të tij të lartë për kërcënim dhe fyerje ndaj gjyqtarëve

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka hapur procedurë disiplinore ndaj Ballkanit dhe zyrtarëve të saj më të lartë, për sulm dhe kërcënim ndaj gjyqtarëve pas barazimit me Dukagjinin në fundjavë

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka hapur procedurë disiplinore ndaj Ballkanit dhe zyrtarëve të saj më të lartë, përfshirë presidentin Arsim Kabashi dhe trajnerin Ilir Daja, për sulm dhe kërcënim ndaj gjyqtarëve pas barazimit me Dukagjinin në fundjavë.

Ballkani dhe Dukagjini i kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të luajtur, me rezultat 1:1 të dielën në Suharekë, duke lëshuar mundësinë ta rrisë epërsinë ndaj Dritës në krye të tabelës në Superligë.

Në raportin e tij të ndeshjes, gjyqtari Alban Shala shkroi se një grup tifozësh të kampionit në fuqi kishin tentuar ta sulmonin atë dhe gjymëtarët e tjerë të ndeshjes në Suharekë.

Po ashtu, në raport ai shkroi se presidenti i klubit Kabashi ishte futur në zhveshtoren e gjyqtarëve duke i kërcënuar dhe fyer ata në baza familjare.

Komisioni i Garave ka nisur procedurë ndaj Ballkanit për lëshim në organizimin e ndeshjes, pasi tifozët e saj hodhën shishe dhe gjësende të tjera në drejtim të gjyqtarit Shala dhe ndihmësve të tij, si dhe tentimin për t’u futur në zhveshtoren e tyre.

“FC ”Ballkani”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas kanë hedhur shishe PVC dhe një shishe qelqi në drejtim të referit kryesor dhe asistentëve të tij…në tunelin e stadiumit ishin grumbulluar 15/20 persona të pa autorizuar (civil), të cilët kanë ofenduar/fyer FFK-së dhe tentuan ti sulmojnë referët, por fal ndërhyrjes së policisë u evitua incidenti”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Garave.

Presidenti Kabashi do të hetohet për futje në zhveshtoren e gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes.

“Pas përfundimit të ndeshjes, në zhveshtore të referëve, ka hyrë kryetari i klubit Arsim Kabashi dhe i ka kërcënuar, fyer dhe ofenduar ata edhe në baza familjare. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Dukagjini”.

Procedurë disiplinore është hapur edhe ndaj trajnerit Ilir Daja, i cili akuzohet se për deklarata fyese ndaj Komisionit të FFK-së.

Edhe zv.menaxheri Idriz Hajrizi dhe drejtori sportiv Nderim Nexhipi janë duke u hetuar për kërcënim dhe fyerje ndaj gjyqtarëve.

Drejtorit , Nderim Nexhipi, MOTIVI: “Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referin e VAR-it Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Dukagjini.

Vendimet e Komisionit të Garave

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika