FFK-ja nuk publikon raportin e Auditorit: Rreth 19 milionë euro buxhet, 4.7 milionë vetëm për paga

RTV Dukagjini ka dërguar pyetje në adresë të FFK-së, por si zakonisht nuk ka marrë përgjigje

Fotografi ilustruese

Federata e Futbollit e Kosovës, e cila që gati 7 vjet drejtohet nga kryetari, Agim Ademi, ende nuk e ka publikuar Raportin e Auditorit dhe Pasqyrat Financiare për vitin 2022.

Në këtë mënyrë, shtëpia e futbollit kosovar po e shkel Statutin e saj.

“Publikimi i të dhënave financiar. FFK publikon dokumentet financiare të referuara në Nenin 34 paragrafi 2 i), j) dhe k) të këtij Statuti në faqen e saj zyrtare të internetit, pasi pikat përkatëse të jenë miratuar nga Kuvendi. Shpërblimi i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv (përfshirë Presidentin), Sekretarit të Përgjithshëm dhe anëtarëve të komisioneve të pavarura mund të vihen gjithashtu në dispozicion të publikut (p.sh. përmes faqes zyrtare të internetit të FFK-së) rregullisht ose në raporte vjetore”, shkruan në pikat 1 dhe 2 të nenit 76 të statutit të Federatës së Futbollit.

Ndërkaq në pikat I, J dhe K, të cila janë pjesë e nenit 34, përcaktohet saktësisht se çka duhet të publikohet.

“Paraqitja e bilancit të konsoliduar dhe të rishikuar dhe të pasqyrës së fitimeve dhe humbjeve; Miratimi i pasqyrave të audituara financiare dhe Miratimi i buxhetit;”, shkruan në paragrafin 2 të nenit 34 të statutit.

Të gjitha këto pika kanë kaluar në Kuvendin e Punës të FFK-së që është mbajtur në vitin e kaluar, por që nuk janë publikuar në faqen e Federatës.

RTV Dukagjini ka dërguar pyetje në adresë të FFK-së, por si zakonisht nuk ka marrë përgjigje.

Megjithatë, televizioni ka arritur që të shoh buxhetin dhe disa nga shpenzimet që ka bërë shtëpia e futbollit kosovar në vitin 2022.

Të hyrat totale deri në dhjetor të vitit 2022, kanë qenë 18 milionë e 932 mijë euro, pesë milionë më shumë se sa në vitin 2021 ku buxheti ishte 13 milionë e 916 pikë euro.

15 milionë e 138 mijë euro kanë qenë të hyrat nga UEFA, kurse nga FIFA 1 milionë e 204 mijë.

Vetëm për paga, institucioni më i lartë i futbollit në vend, ka paguar 4 milionë e 772 mijë e 708 euro, 467 mijë e 292 euro më shumë se sa në vitin 2021.

Për akomodim, janë harxhuar 946 mijë euro, ndërkaq për udhëtime 657 mijë.

Nga organizimi i ndeshjeve, FFK-ja ka gjeneruar rreth 400 mijë euro, ndërkohë nga sponsorizimi 462 mijë euro.

Gjatë vitit 2022, klubet janë ndihmuar me 2 milionë e 415 mijë euro, kurse tifozët me vetëm 3 mijë euro.

Hera e fundit kur Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar në ueb faqe raportin e auditorit dhe pasqyrat financiare ka qenë për vitin 2021. Ndërkaq, raporti i vitit 2023, duhet të publikohet këtë vit, në momentin që të votohet në Kuvendin e Punës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika