FFK-ja reagon për fyerjet në Serbi e Çeki, kërkon masa të menjëhershme nga UEFA

FFK-ja ka dënuar ashpër fyerjet dhe provokimet ndaj Kosovës në ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve dhe kërkon masa të menjëhershme nga UEFA për të parandaluar përsëritjen e këtyre incidenteve

Fotografi ilustruese

Federata e Futbollit të Kosovës i është drejtuar UEFA-s për të denoncuar incidentet e fyerjeve ndaj Kosovës në dy ndeshje të Ligës së Kombeve: Çeki – Shqipëri dhe Serbi – Zvicër.

Nga ndeshja në Pragë, e cila u zhvillua të premten, dhe ajo në Leskovc të shtunën, u dëgjuan thirrje si “Kosova është Serbi” dhe shfaqjen e flamurit serb mbi hartën e Kosovës nga tifozë huliganë.

Në reagimin e saj, FFK thekson se këto akte janë të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat që përfaqëson UEFA.

“Këto akte të papranueshme, e të cilat po ndodhin në vazhdimësi nga tifozë serbë dhe tifozë të disa vendeve tjera që janë të afërta me grupet e tilla serbe, nuk kanë vend në futboll dhe në asnjë arenë sportive, pasi përhapin urrejtje dhe përçarje mes popujsh e shtetesh. Rikujtojmë se incidentet e tilla janë në kundërshtim të plotë me vlerat që UEFA dhe komuniteti ndërkombëtar i futbollit përfaqësojnë. Futbolli duhet të shërbejë si platformë e fuqishme për promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe vlerave të barazisë kudo”, thuhet në reagimin e FFK-së.

FFK ka përgatitur një ankesë zyrtare për të kërkuar masa të menjëhershme ndaj federatave çeke dhe serbe për këto incidente.

“FFK, si anëtare e barabartë me federatat e shteteve tjera, ka përgatitur ankesën zyrtare për në UEFA, me dëshmitë e të gjitha shkeljeve e ofendimeve që u bën ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme për të dënuar në mënyrë sa më të ashpër skenat e tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre në të ardhmen”, thuhe tutje në reagim.

Përveç thirrjeve ofenduese, ndeshja në Pragë pa flamuj shqiptar të kthyer përmbys dhe fishkëllima ndaj Granit Xhakës gjatë himnit të Zvicrës.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika