FFK mirëpret dënimin e FIFA-s ndaj Serbisë për ofendimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit

Federata e Futbollit e Kosovës(FFK) ka mirëpritur dënimin e FIFA-s ndaj Serbisë për ofendimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

Federata e Futbollit e Kosovës(FFK) ka mirëpritur dënimin e FIFA-s ndaj Serbisë për ofendimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit.

“Federata e Futbollit e Kosovës mirëpret faktin që janë marrë në konsideratë ankesat dhe vërejtjet e saj drejtuar Komisionit Disiplinor të FIFA-s, lidhur me fyerjet dhe sjelljet josportive të futbollistëve, zyrtarëve dhe tifozëve të ekipit të Serbisë kundër shqiptarëve dhe Kosovës, gjatë ndeshjeve në kuadër të Kupës së Botës “Katari 2022””, thuhet n♪7 njoftimin e FFK-së.

Tutje thuhet se FFK në vazhdimësi, “sa herë që ka sjellje të tilla josportive dhe fyerje në drejtim të Kosovës dhe popullit të saj, që bien ndesh me rregullativën e FIFA-s dhe UEFA-s, do të reagojë në këto instanca me argumente e dëshmi dhe bazuar në aktet normative”.

“Ngase veprimet e tilla, të kujdoqofshin, janë kundër vlerave që përçon dhe promovon futbolli dhe si të tilla duhet të ndëshkohen”, thuhet tutje në njoftimin e FFK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika