Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të martën se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun francez, Alain Giresse.
Sipas FFK-së, ky vendim është marrë pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë me rezultat 1-2.
Po ashtu, aty thuhet se ky vendim ka ardhur me marrëveshje të dyanshme mes FFK-së dhe Giresse.
”Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës,” thuhet në njoftim.
Në fund nga FFK kanë thënë se në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar.
Kombëtarja e Kosovës nuk e ka filluar aspak mirë ciklin kualifikues “Euro 2024”. “Dardanët” pas katër ndeshjeve të para gjenden në pozitën e pestë me tre pikë në Grupin I.