FFK për racizmin në Rumani: Sulm ndaj vlerave dhe dinjitetit të Kombëtares

Federata e Futbollit të Kosovës [FFK] ka dënuar sjelljet raciste që kanë ndodhur gjatë ndeshjes të premten mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht. Ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndërprerja e ndeshjes mbrëmë është bërë në minutat shtesë, pas thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë.

FFK-ja përmes një komunikate për media ka thënë se veprimet e tifozëve rumunë krijuan atmosferë të pasigurt për lojtarët e Kosovës.

“Thirrjet si ‘Kosovo is Serbia’ dhe ‘Serbia, Serbia’, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurtë për lojtarët tanë”, thuhet në reagim.

FFK-ja ka treguar se e ka paralajmëruar dy herë UEFA-n për mundësinë e këtyre veprimeve. 

“FFK kishte paralajmëruar më shumë se dy herë me shkrim organet përkatëse të UEFA-s për mundësinë e veprimeve të tilla, një herë disa ditë para ndeshjes dhe më pas disa minuta përpara fillimit të saj. Përkundër këtyre paralajmërimeve, tifozët rumunë vazhduan me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese, duke detyruar Kombëtaren e Kosovës të lërë fushën për shkak të mungesës së sigurisë dhe dinjitetit”, thuhet në reagimin e Federatës së Futbollit Kosovar.

Federata ka thënë se situata u përshkallëzua kur tifozët refuzuan të ndalin thirrjet raciste.

“Pavarësisht përpjekjeve të trajnerit tonë, z. Foda, për të arritur që ndeshja të luhet dhe të eliminohen veprimet e tilla nga tifozët rumunë, prapëseprapë edhe gjatë ndërprerjes sjelljet raciste vazhduan. Në një situatë të tillë lojtarët zgjodhën me të drejtë të respektojnë rregulloret kundër racizmit të UEFA-s dhe të mbrojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës, si një anëtar i barabartë i UEFA-s dhe FIFA-s”, thuhet në deklaratë.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika