FFK s’ka të ndalur, e vazhdon “luftën” me mediat duke shpërndarë të gjitha reagimet e klubeve në faqen zyrtare të tyre

Federata e Futbollit të Kosovës po vazhdon “luftën” e hapur me mediat, kësaj here duke pasur edhe klubet si bashkëpunëtorë të saj.

Pas reagimeve të njëpasnjëshme të shumicës së klubeve në lidhje me deklaratën e Baton Haxhiut të dielën në emisionin sportiv “Dueli Sportiv, tani ka reaguar edhe FFK-ja.

Shtëpia më e madhe e futbollit në vend ka falënderuar të gjitha klubet, të cilat sipas tyre janë mburojë e FFK-së.

Për më tepër, në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare, ata kanë shpërndarë të gjitha komunikatat e klubeve – një nga një.

Sipas këtij reagimi nga FFK-ja, ata thonë se klubet janë tregues të unitetit të komunitetit të futbollit dhe përgjigje ndaj shpifjeve të një individi – pa ju përmendur emri i Baton Haxhiut, gazetarit e ish-gjyqtarit të futbollit.

Kjo është komunikata e plotë e tyre:

Klubet dhe, në përgjithësi, komuniteti i futbollit në Kosovë kanë dëshmuar edhe njëherë se janë mburojë e fortë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ato nuk lejojnë që individë të paintegritet, të cilët nuk kanë lidhje me futbollin, të denigrojnë dhe shantazhojnë këtë sport, për të cilin është derdhur shumë djersë dhe janë bërë investime të mëdha për dekada me radhë. Klubet, Lidhjet Rajonale, shoqatat e asociacionet e trajnerëve, të gjyqtarëve, të veteranëve, të futbollit të femrave, të futsallit, shkollat e futbollit dhe të gjithë dashamirët e futbollit kanë reaguar ashpër ndaj shpifjeve të fundit nga një personazh që fshihet pas petkut të gazetarit dhe opinionistit. Federata e Futbollit të Kosovës shpreh mirënjohjen e saj ndaj të gjitha klubeve, futbollistëve, trajnerëve dhe dashamirëve të futbollit për mbështetje të vazhdueshme. Faleminderit që e mbroni dhe e vlerësoni futbollin, duke e forcuar imazhin e tij dhe duke mos lejuar nëpërkëmbjen e tij nga disa individë që nuk përfaqësojnë asgjë në këtë sport. FFK do të vazhdojë të përfaqësojë me krenari vlerat e vërteta të futbollit dhe parimet e UEFA-s dhe FIFA-s. Ne do të krijojmë kushte të favorshme për të rinjtë e vendit tonë përmes investimeve dhe mbështetjes në të gjitha segmentet; edukim, avancim, infrastrukturë, zhvillim, masivizim dhe profesionalizëm. Së bashku, do ta ruajmë dhe zhvillojmë futbollin tonë!”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika