FHK-ja dënon dhunën në ndeshjen Vushtrria–Trepça

FHK-ja ka dënuar dhunën në ndeshjen Vushtrria–Trepça e cila ndodhi të dielën në mbrëmje, kur në pjesën e dytë të lojës erdhi te një tollovi mes lojtarëve dhe nisi një përleshje e më pas kanë hyrë dhe tifozët vendas në fushë dhe sulmuan lojtarët e Trepçës.

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) ka dënuar dhunën në ndeshjen Vushtrria–Trepça e cila ndodhi të dielën në mbrëmje, kur në pjesën e dytë të lojës erdhi te një tollovi mes lojtarëve dhe nisi një përleshje e më pas kanë hyrë dhe tifozët vendas në fushë dhe sulmuan lojtarët e Trepçës.

“Për FHK-në është e papranuar dhuna në ndeshjet e hendbollit, pavarësisht se prej kujt shkaktohet ajo. Për më tepër fusha e lojës nuk guxon të cenohet në asnjë mënyrë nga shikuesit. Organet përgjegjëse të FHK-së do të analizojnë me vëmendje secilin detaj të ndeshjes dhe ndaj të përfshirëve në incidentet e rënda do të marrin masa në përputhje me rregulloret”, thuhet në reagimin e FHK-së.

Në reagim tutje thuhet se “fatkeqësisht siguria për akterët e ndeshjes nuk ishte në nivel dhe forcat policore nuk ia dolën të ofrojnë siguri”.

“Delegati i ndeshjes, para fillimit të ndeshjes ka folur me përgjegjësin e policisë, i cili ka theksuar se numri i pjesëtarëve të policisë është i mjaftueshëm dhe se siguria për të gjithë pjesëmarrësit do të garantohet. Kjo megjithatë nuk ndodhi”, thuhet në reagim.

Incidenti i rëndë ndodhi në ndeshjen e xhiros së fundit të Superligës A, përkatësisht të xhiros së 28-të.

“Është ndeshja e parë e ndërprerë në këtë kampionat dhe që prish imazhin e hendbollit kosovar për të cilin po angazhohemi maksimalisht. FHK-ja dënon fuqishëm aktet e dhunës dhe do të angazhohet maksimalisht që përgjegjësit të marrin dënimet e merituara”, thuhet në reagimin e FHK-së.

Me këtë rast, ndeshja u ndërpre në minutën e 35-të, pas incidenteve të rënda në fushën e lojës.

Një përleshje fizike ka ndodhur në ndeshjen mes Trepçës dhe Vushtrrisë në kuadër të xhiros së fundit në Superligën A të Kosovës në hendboll.

Ndërsa Klubi i Hendbolli Trepça, ka reaguar pas sulmit që ndodhi gjatë ndeshjes me Klubi i Hendbolli  Vushtrria duke e cilësuar si pabesë këtë veprim nga ana e tifozëve të Vushtrrisë.

“Shumë e shumë sulmin e ligë e të pabesë e kemi mbijetuar. Shumë e shumë do të mbijetojmë.E ju të pabesë që e keni hëngër bukën e klubit tonë, turpi ju mbuloftë”, ka thuhet në njoftimin e KH Trepçës.

“Sulmohemi pabesisht nga lojtarët, tifozët dhe madje edhe anëtarë të  kryesisë së klubit vushtrrias. Policia ishte prezente, por fatkeqësisht thuajse në rolin e shikuesit”, ka shtuar KH Trepça.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika