FIFA kërcënon Harry Kane me karton të verdhë të menjëhershëm nëse mban shiritin “OneLove”

FIFA mund ta ndëshkojë kapitenin e Anglisë, Harry Kane nëse nuk i respekton rregullat e caktuara në Kampionatin Botëror në Katar

Harry Kane, kapiten i Anglisë





Federatës së Futbollit i është thënë nga FIFA se rrezikon “sanksione sportive” të cilat përfshijnë një karton të verdhë për Harry Kane nëse kapiteni i Anglisë mban shiritin “OneLove” në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Iranit.

FA kishte menduar se do të përballej vetëm me një gjobë, por tani ekziston perspektiva reale që Kane mund të ndëshkohet nëse mban shiritin në krah, i cili është krijuar për të shprehur solidaritetin me njerëzit e margjinalizuar, duke përfshirë komunitetin e homoseksualëve.

Në teori kjo do të thotë që Kane, nëse e mbanë shiritin në krahë kundër Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, do të mblidhte dy paralajmërime dhe për këtë arsye do të pezullohej nga ndeshja e fundit e grupit të Anglisë kundër Uellsit.

FA tani po zhvillon bisedime me kombet e tjera evropiane – përfshirë Uellsin, kapiteni i të cilit Gareth Bale është gjithashtu i vendosur të mbajë shiritin “One Love” – për të vendosur se çfarë të bëjë. Nëse lojtarët do të ndëshkohen, kjo rrit mundësinë reale të ndryshimit të shiritit në krah për atë zyrtar të FIFA-s.

Kapitenët e Gjermanisë, Holandës, Francës, Belgjikës, Danimarkës dhe Zvicrës do të mbajnë gjithashtu shiritin në krah, por është Anglia, nga ai grup, që nis e para.

Deri më tani, FA nuk ka ndonjë qartësi nga FIFA se me cilin sanksion do të përballej Kane, por atyre u është thënë se do të ishte “sportive” pasi kishin supozuar më parë se do të ishte thjesht një ndëshkim financiar, të cilin organizata ishte e përgatitur ta paguante. Kuptimi tani është se do të jetë më shumë se thjesht një gjobë dhe një paralajmërim është deklaruar nga Ifab, organi rregullues i futbollit, si ndëshkim për pajisjet e papërshtatshme.

Specifikat e çfarëdo plani të ndëshkimit të FIFA-s ende nuk janë përcjellë tek FA, drejtuesit e Anglisë apo lojtarët, gjë që ka shtuar më tej konfuzionin.

FIFA ka thënë privatisht se duhet të miratojë çdo ndryshim në pajisjet e veshura nga lojtarët në fushë. Kjo do të kontrollohet nga zyrtarët e ndeshjes përpara fillimit, në të cilën kohë, me sa duket, ata do t’i kërkojnë Kane të ndryshojë shiritin e tij në krah nëse ai mban atë që nuk është miratuar.

Organi qeverisës deri më tani ka dështuar t’i përgjigjet kërkesave të FA për të marrë miratimin për shiritin “OneLove” që Kane mbajti në dy ndeshjet më të fundit të Ligës së Kombeve në shtator. FIFA gjithashtu nuk ka ofruar ndonjë qartësi për këtë çështje për mediat.

Të shtunën, FIFA lançoi shiritat alternativë me ato që i përshkruan si mesazhe solidariteti. Shiritat e FIFA-s kanë slogane të ndryshme për çdo raund, shumica prej tyre të pakuptimta. Dizajni i shiritave të FIFA-s thuhet se përfshin zemrën e shiritave “OneLove” të favorizuar nga kombet evropiane, por jo ylberin e versionit “OneLove” që përfaqëson komunitetin LGBT.





Analizat

Ndeshja e parë në Kupën e Botës: Ekuadori kërkon të...

Debutuesit e Kupës së Botës, Katari dhe kombi me kualifikimet më të ulëta të Amerikës së Jugut, Ekuadori, të dy e dinë se hapja...

Katari – mundësi e “rilindjes” për 10-shin e Barcelonës

Debutoi me Barcelonën në moshën 16-të vjeçare. Në të njëjtën moshë shënoi gol e theu shumë rekorde. Por, për shkak të lëndimeve, Ansu Fati...

Klubet evropiane dominojnë skuadrat në Kupën e Botës 2022

Nga 830 futbollistë në Kupën e Botës në Katar, 73 për qind e tyre luajnë me klubet evropiane, ka gjetur një analizë e listave...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika