Një ëmbëlsirë e lehtë dhe e preferuar pothuajse nga të gjithë, e cila shoqërohet me kafe apo çaj.
Receta për oblandën
Materiali që i’u nevojitet:
– 1 kg sheqer
– 1 kg margarinë
– 1 kg arra
– 24 të verdha të vezëve
– 2 deri në 3 copa oblande
Së pari në një enë e fusim sheqerin dhe margarinën të cilat i shkriejmë
Pastaj i fusim vezët dhe arrat ku i lëjmë që të vlojnë deri në 10 minuta ndërkohë e përziejmë vazhdimisht, në një temperaturë më të ulët.
Presim deri sa merr një ngjyrë kafe të mbyllët
Ndërkohë në temperaturë jo të lartë e vendosim 1 kg sheqer në një enë tjetër deri sa të shkrihet e cila pastaj e merr ngjyrën kafe të errët.
Përderisa ato janë gati, nuk duhet lënë që të ftohen, ashtu të ngrohta duhet t’i përzieni së bashku, t’i përzieni mirë dhe t’i vendosni në enën, në enën përkatëse.
Tek ena vendoseni një letër pjekjeje që ajo masë që e keni të mos ngjitet dhe pastaj vendoseni oblandën, sipër saj vendoset materiali dhe mbi të një oblandën tjetër.
Ajo duhet lënë që të ftohet për 3-4 orë.