Filloi aksioni tradicional i dhurimit të gjakut në FSK dhe Ministri të Mbrojtjes

Ka filluar sesioni i parë i dhurimit vullnetar të gjakut, "tashmë tradicional për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), aksion i cili do të vazhdojë deri më 22 mars në të gjitha kazermat e FSK-së"

Gjatë ditës së hënë, me 27 shkurt ka filluar në Ministrinë e Mbrojtjes, sesioni i parë i dhurimit vullnetar të gjakut, “tashmë tradicional për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), aksion i cili do të vazhdojë deri më 22 mars në të gjitha kazermat e FSK-së”.

“Këtij aksioni tashmë tradicional i janë përgjigjur pozitivisht shumica e personelit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku janë grumbulluar një numër i konsiderueshëm i dozave të gjakut”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qenë i pranishëm si dhurues i gjakut, i cili “theksoi se dhurimi i gjakut do të thotë të shpëtosh jetë dhe ky është një motiv shumë i lartë për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut, që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në nevojë”.

Nga ana e QKKTGJ-së, Xhemile Sllamniku, theksoi se sikur në çdo aspekt që FSK i ndihmon qytetarët e vendit, ashtu ndihmon edhe në dhurimin vullnetar të gjakut, i cili gjithmonë realizohet me sukses të lartë.

Gjithashtu, ajo theksoi se çdo vit e më tepër po shtohet numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Aksioni tradicional i dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbahet dy herë në vit është në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ).

Përveç aksionit të organizuar, pjesëtarët e FSK-së kanë qenë dhe janë çdo herë të gatshëm që t’u përgjigjen kërkesave të QKKTGJ-së edhe për nevojat sporadike në raste specifike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika