Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet në të gjitha llotet në projektin e rrugës Prishtinë – Podujevë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar që punët të shkojnë mbarë gjatë punimeve të kësaj rruge.
“Urime e na priftë e mbara”, ka shkruar Durmishi.