Fillojnë punimet në Tunelin e Llogarasë

Të enjten, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për “Tunelin e Llogarasë”.

Ai, përmes një postimi në facebook, ka publikuar pamje të tunelit, ku deri më tash janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të shpejtë, falë edhe një formacioni gjeologjik të favorshëm për ecurinë e punës.

Fituesi i këtij projekti është konsorciumi “IC Consulenten”. Tuneli mundëson përshkimin e Qafës së Llogarasë për 7 minuta.

May be an image of outdoors

Kjo kompani ka thënë se do të përfundojë këtë afat për 33 muaj, nga 37 sa ishte i planifikuar.

 

Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës, si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

May be an image of 2 people

Tuneli do të jetë i gjatë 5.93 km i gjatë, me 3 korsi, dy me gjerësi 3.5 metra dhe një emergjence 1.25 m.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika