Fillon dëshminë dëshmitari i nëntë si ekspert mjekoligjor në gjykimin e Shalës

Në seancën e sotme ndaj Pjetër Shalës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) ka filluar dëshminë dëshmitari i nëntë me radhë i cili është ekspert mjekoligjor nga Polonia, Marek Gasior

Në seancën e sotme ndaj Pjetër Shalës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) ka filluar dëshminë dëshmitari i nëntë me radhë i cili është ekspert mjekoligjor nga Polonia, Marek Gasior.

Këtë ekspert ka filluar ta marr në pyetje Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), konkretisht prokurorja Gaia Pergolo, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Seanca po vazhdon në sesion publik pasi që paraprakisht ka pasur disa probleme teknike.

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, mbrojtja e quan vetën të dëmtuar nga takimi i ZPS-së dhe dëshmitarit ekspert një ditë para dhënies së dëshmisë.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të premten po vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. Mbrojtja e Shalës e ka quajtur vetën të dëmtuar nga takimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS-së) me dëshmitarin ekspert, një ditë para dhënies së dëshmisë së tij në sallën e gjyqit.

Avokati Jean-Louis Gilissen tha se ju duhen 40 orë kohë për të diskutuar me ekspertin e tyre dhe të akuzuarin Shala lidhur me elementet e reja të cilat janë paraqitur nga shënimi zyrtar i ZPS-së lidhur me këtë takim, të dielën më 25 qershor, raporton “Betimi për Drejtësi”

Sipas tij, mbrojtja gjendjet para një fakti të kryer pasi që sot fillohet me dëshminë e dëshmitarit dhe se tha se mbrojtjes nuk i është dhënë kohë siç duhet për të i shqyrtuar elementet e reja të paraqitura nga eksperti dhe as nuk kanë pasur kohë të marrin udhëzime nga Shala.

Ai tha se kjo është e papranueshme dhe e padrejtë dhe se vendos barrën në mënyrë të tepruar mbi mbrojtjen dhe se sipas tij, ndryshimet në momentin e fundit bien ndesh me parimin e barazisë së palëve dhe me të drejtën e të akuzuarit.

‘‘Ka informacione të reja, disa hollësi të shënuara në këtë të ashtuquajtur shënim, faqja numër 1 e këtij shënimi, pika 4 nga fundi ku flitet për dëmin e shkaktuar nga tre plumba, deri tani eksperti fliste për 2 plumba mbase 3, kemi renditjen kohore të të shtënave me armë,  koha që eshtrat janë dëshmuar, koha e lëndimit dhe shkaku i vdekjes diçka shume e re për ne dhe nëse mund, mbase këtë mund ta trajtojmë me këshillin e ekspertëve tanë, përputhshmëria se viktima ka qenë i ulur kur është qëlluar me armë, në faqen 16 lidhur me copë hekuri, ky është informacion i ri, pra copëza fisheku, është e pamundur të dihet nëse ka mund të ec disa ditë pas lëndimit të shputës së këmbës e që mund të ketë qenë lëndim sipërfaqësor’’, përmendi ai si elemente të reja.

Kurse, lidhur me këtë, ZPS ka thënë se vendimi mbi familjarizimin e dëshmitarëve përcakton edhe kontaktet përkatëse nga ana e palës që thërret dëshmitarin.

‘‘Diskutime mes palëve thirrëse dhe dëshmitarit si eksperti mund të zhvillohet çdo moment para thirrjes së dëshmitarit, nuk ka kufizime të vendosura mbi ZPS-në që të takohet me ekspert para fillimit të dëshmisë’’, tha prokurorja Gaia Pergolo.

Lidhur me këtë, trupi gjykues, i udhëhequr nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia është konsultuar dhe ka vendosur që seanca e sotme do të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarit nga prokuroria dhe me marrjen në pyetje nga mbrojtësi i viktimave nëse ka pyetje nga ai, kurse mbrojtja të vazhdojë me kundra-pyetje në seancën e së nesërmes, pasdite.

Këtu ka ndërhyrë i akuzuari Shala i cili ka thënë se nuk është duke e kuptuar se cilat janë ndryshimet e reja andaj është e drejtë e tij të i kuptojë ato duke thënë se ‘‘jeta ime është në pyetje këtu’’.

Pas kësaj ekipi mbrojtës ka kërkuar që të ju mundësohet kontakti me Shalën para fillimit të pyetjeve por që këtë e ka kundërshtuar prokuroria, kurse trupi gjykues ia ka mundësuar këtë gjatë pushimit të drekës.

Andaj seanca tutje do të vazhdojë me dëgjimin e ekspertit.

Kurse, në këtë seancë paraprakisht është diskutuar edhe për vendimin se mbrojtjes nuk do të i lejohet të bëjë kundra-pyetje për dëshmitarin e ZPS-së që pritet të japë dëshmi para trupit gjykues dhe se këtë mbrojtja e quajti cenuese.

Avokati Gilissen tha se njoftimi i vonuar i ndryshimeve ka ndikim mbi mënyrën si ka zgjedhur mbrojta që të konfrontojë dëshmitarë të mëparshme dhe se sipas tyre ndryshimet e prokurorisë në momentet e fundit i mohojnë mbrojtjes kohën e vlefshme për të paraqitur çështjen e vet.

Ai tha se duhet të bëhet planifikim i ri se si duhet të procedohet tutje me procesin gjyqësor.

‘‘Çështja ose provat e prokurorisë mund të konsiderohen të mbyllura  kur trupi gjykues  të vendos për kërkesën e mbrojtjes për leje për apelim të vendimit dhe deri sa të lëshohet vendimi i apelit në qoftë se doni të parashtroni mundësinë e mundshme të apelit dhe nëse kjo procedurë do jetë e dobishme’’, tha ai.

Kurse, lidhur me këtë ZPS-ja tha se nuk mendojnë se ekzistojnë arsye për ndryshim të hapave procedural të përcaktuar nga trupi gjykues vitin e fundit.

Gjykatësja Veldt-Foglia tha se për këtë do japin përgjigje më pas.

Ndërkaq, në fillim të seancës, gjykatësja Veldt-Foglia ka deklaruar se është pranuar kërkesa e ZPS-së që ekspertit të sotëm të i lejohet të përdor mjete pamore (një skelet dhe modele anatomike) gjatë dhënies së dëshmisë.

Ndryshe, seanca e sotme në çështjen Shala ka filluar me vonesë për rreth 40 minuta.

Gjatë muajit shkurt ka filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betimin e tij.

Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika