Fillon evakuimi i disa qytetarëve në Komunën e Skenderajt (VIDEO)

Reshjet e mëdha të shiut e kanë bërë të pamundur qarkullimin e qytetarëve në rrugët e Skenderajt dhe tashmë disa nga qytetarët janë evakuuar me mjete të rënda

Pamje nga evakuimi i qytetarëve në Skenderaj Foto: Dorentina Bylykbashi nga RTV Dukagjini

Tashmë ka filluar evakuimi i disa qytetarëve në Komunën e Skenderajt pasi kishin mbetur të bllokuar si pasojë e vërshimeve.

Me mjete të renda po evakuohen disa qytetarë në rrugën që të dërgon brenda qytetit të Komunës së Skenderajt.

Ekipi i terrenit të RTV Dukagjinit kanë bërë të ditur se pesë familje kanë mbetur të bllokuara në një pjesë të qytetit, e që të njëjtat tashmë kanë filluar të evakuohen.

Gjendja në komunën e Skenderajt duket të jetë e rënduar si pasojë e reshjeve të cilat kanë shkaktuar vërshime, duke bërë që komuna të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe mësimi në këtë komunë të premten të mos mbahet.

Pamje nga vërshimet në Skënderaj, foto: RTV Dukagjini

Një vendim të tillë e ka marrë i pari i komunës, Fadil Nura pas gjendjes së rënduar.

Ndërsa, siç njoftojnë gazetarët e Dukagjinit gjimnazi ”Hamëz Jashari” dhe shkolla teknike “Anton Çeta” janë bllokuar nga uji.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika