Në mënyrë të organizuar, serbët kanë arritur në protestën që pritet të nisë nga ora 12:00, në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicën Veriore.
Ndërkaq, në hyrje të sheshit janë duke u shpërndarë flamuj të Serbisë.
Po ashtu, vetura të shumta me targa të Serbisë e autobusë me flamuj serb, janë parë nga Zveçani në drejtim të Mitrovicës së Veriut, kështu duke lënë të kuptohet se përgatitjet për protestën e paralajmëruar nga Lista Serbe, veçse kanë filluar.
Siç raportojnë gazetarët e RTV Dukagjini që gjenden në veri, dhjetëra autobusë janë parë duke shkuar në Mitrovicë të veriut, ndërsa të gjithë autobusët kanë numra të vendosur.
Një grup i të rinjve në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë, kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Qytetarët të cilët e kanë marrë këtë iniciativë kanë thënë se kjo po bëhet për të treguar se veriu është tokë e Kosovës dhe e shqiptarëve.
Vendosen flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut (VIDEO)