Fillon implementimi i filozofisë për fëmijë

Organizata joqeveritare “ETEA” dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës (SHFK) kanë filluar implementimin e filozofisë për fëmijë, me mbështetjen e Zyrës së Presidencës së Kosovës.

Pjesë e këtij programi janë, gjithsej, 18 fëmijë të moshave 6 deri në 12 vjeç.

”Mentori, Taulant Gashi nga Shoqata e Filozofëve të Kosovës, në modulin e parë të programit, temë e së cilit është ‘Etika’, diskutoi me fëmijët rreth ‘Të mirës dhe të keqës’. Pjesa kryesore e takimit ishte tregimi ‘Diçka në ujë’, gjatë të cilit fëmijët shprehen mendimet e tyre lidhur me etikën qytetare”, ka thënë organizata “Etea” përmes një postimi në Facebook.

Duke qenë se në planprogramet e arsimit në Kosovë filozofia për fëmijë nuk bën pjesë, organizata dhe shoqata në fjalë ka filluar modulin e parë të këtij programi, temë e së cilës ishte “Etika”.

Në bazë të hulumtimeve të Oscar Brenifier, implementimi i filozofisë te fëmijët rrit mendimin kritik të tyre.

Një lëndë e tillë është pjesë e shkollave fillore në vende të ndryshme të botës si në Kanadë, Austri, Francë.

Kurse, Estonia dhe Finlanda e kanë të inkorporuar nga klasa e parë në kuadër të lëndëve të tjera.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika