Fillon Java e Biblotekës në Kosovë

Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se është hapur Java e Biblotekës në Kosovë

Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se është hapur Java e Biblotekës në Kosovë.

Në njoftim thuhet se nga 22 deri më 28 maj, do të mbahet edicioni i 20-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë, që këtë vit ka temën “Biblioteka dhe shërbimi i referencave”.

“Në hapjen e edicionit jubilar morën pjesë personalitete të shumta, ndër ta edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi, Kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare, Bardh Rugova, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, djali i shkrimtarit Adem Demaçi, Shqiptar Demaçi, zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së, Feim Hoxha, dhe shumë figura tjera të rëndësishme të bibliotekarisë dhe botimeve të librit”, njofton MKRS.

Në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë, është hapur edhe biblioteka e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe shkrimtarit të mirënjohur, Adem Demaçi, të cilën në një ceremoni të organizuar, e hapën kryeministri Kurti, zëvendësministrja Osmani dhe nipi i Adem Demaçit.

“Java e Bibliotekës në Kosovë është një organizim që i përfshin të gjitha bibliotekat e Kosovës dhe është duke u mbështetur nga Ministria e Kulturës”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika