Fillon Konventa e parë rajonale e Platformës “Bashkë! 50/50”, Krasniqi: PDK e hapur për gratë që duan realizim në politikë

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi njofton se ka filluar Konventa e Parë Rajonale të Platformës “Bashkë! 50/50”, në Prizren dhe se do të vazhdojë edhe në komunat tjera

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi njofton se ka filluar Konventa e Parë Rajonale të Platformës “Bashkë! 50/50”, në Prizren.

Siç njofton Krasniqi kjo konventë do të vazhdojë edhe në komunat tjera.

“PDK është e hapur, pa dyer dhe pa mure, për gratë që duan angazhim dhe realizim në politikë. Do ta bëjmë normë obligative që të gjitha strukturat e partisë, në çdo nivel të organizimit, të kenë ndarje të barabartë të pozicioneve udhëheqëse, pra 50/50, duke përfshirë pozitat e Kryetarëve, Nënkryetarëve dhe Sekretarëve”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka shtuar se “ky syim i barazisë gjinore në vendimmarrje do të jetësohet brenda PDK-së, e me PDK-në në qeverisje, do të jetësohet gjithandej Kosovës”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika