Fillon ndeshja Kosova-Izrael, himni i Izraelit fishkëllohet nga tifozët “Dardanë”

Në fillim të ndeshjes në stadiumin "Fadil Vokrri" mes Kosovës dhe Izraelit, tifozët e Kosovës fishkëlluan gjatë intonimit të himnit të Izraelit. Kjo ndeshje është pjesë e kualifikimeve për EURO 2024 dhe ishte shtyrë për shkak të kërkesës së Izraelit, pas sulmit të grupit radikal palestinez, Hamas, në qytetet e Izraelit jugor

Në fillim të ndeshjes gjatë intonimit të himnit të Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri”, është fishkëlluar nga tifozët “Dardanë”.

Dardanët dhe izraelitët po luajnë në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Ky ballafaqim ishte paparë të luhej më 15 tetor, por u shty nga FIFA me kërkesë të Izraelit pas sulmit të muajit të kaluar të grupit radikal palestinez, Hamas në qytetet e Izraelit jugor, ku mbetën të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 240 të tjerë.

Pavarësisht mungesave të rëndësishme për këtë ndeshje, megjithatë, tek Kombëtarja jonë janë optimistë se para tifozëve të tyre do të jenë në gjendje të realizojnë fitoren e radhës në këtë cikël kualifikues.

Përzgjedhësi Primozh Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi janë shprehur optimistë për rezultat pozitiv.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Tel-Aviv ishte mbyllur baras 1:1.

 

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika