Rikthehet Panairi i Librit në Prishtinë

Pas dy vjetësh, rikthehet Panairi i Librit në Prishtinë me 100 botues dhe rreth 2 mijë tituj

Edicioni i 22-të i Panairit të librit në Prishtinë

Edicioni i 22-të i Panairit të Librit në Kosovë ka filluar të martën e 7 qershorit dhe do të zgjasë deri më 12 qershor. Moto e këtij panairi do të jetë  “Libri mbron mendjen”.

Ky edicion i Panairit është organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, në ambientet e Pallatit të Rinisë.

Ky panair do të ketë 100 botues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me rreth 2 mijë tituj.

Në edicionin e 22-të të Panairit të Librit do të jenë të pranishëm botues, përkthyes të librave, profesionistë të librit dhe shkrimtarë kombëtarë e ndërkombëtarë.

Ceremonia e hapjes së panairit bëhet të martën e 7 qershorit, në orën 12:00.

Gjatë vitit 2020 dhe 2021, Panairi i Librit nuk është mbajtur për shkak të pandemisë COVID-19.

Javën e ardhshme mbahet Panairi i 22-të i Librit në Prishtinë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika