Fillon punën Grupi Punues mbi analizën e funksionimit të QPS-ve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ofruar mbështetje për grupin punues mbi analizën e funksionimit të QPS-ve, dhe ka theksuar se është hera e parë që institucionet e Kosovës po trajtojnë me seriozitet dhe dinjitet, politikat dhe shërbimet sociale

Pamje nga mbledhja, të publikuara nga Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se tashmë ka filluar punën Grupi Punues mbi analizën e funksionimit të Qendrave për Punë Sociale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues mbi analizën e funksionimit të Qendrave për Punës Sociale, kapaciteteve njerëzore dhe nevojat e tyre, i themeluar nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas njoftimit nga ministria, në fjalën e saj hapëse Haxhiu ka ofruar mbështetje për grupin punues ndërsa, ka theksuar se është hera e parë që institucionet e Kosovës po trajtojnë me seriozitet dhe dinjitet, politikat dhe shërbimet sociale.

Foto të publikuara nga Ministria e Drejtësisë

“Gjatë këtyre ditëve, kemi pasur takime të vazhdueshme me akterë të ndryshëm të shërbimeve sociale. Ditën e djeshme siç e dini jemi takuar me kryeministrin Kurti dhe me ministrin Murati, që ka qenë takimi i parë institucional në këto vite sepse asnjëherë shërbime sociale nuk e kanë pasur vëmendje e duhur të nivelit qendror”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Po ashtu, ajo ka kërkuar që edhe Komunat ta kthejnë fokusin tek shërbimet sociale e familjare sepse sipas saj, janë në kompetencën e tyre.

Ndryshe, ministria e Drejtësisë ka njoftuar se raporti mbi analizën e funksionimit të QPS-ve, sipas ministres Haxhiu do të jetë i gatshëm gjatë muajit prill, dhe do të shërbej për hartimin dhe reformën e politikave sociale.

Gjatë këtij takimi, grupi punues ra dakord për dhënien e kontributit në mënyrë që raporti të përmbajë gjendjen sa më reale të QPS-ve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika