Fillon seanca e Kuvendit, Tahiri kërkon ndërprerjen e saj

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Gjatë vazhdimit të seancës së Kuvendit të Kosovës e cila ishte paraparë të fillonte në orën 13:00, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar ndërprerjen e saj duke thënë se sot nuk do të kishte rezultat të dëshiruar.

Duke theksuar bisedimet që kishin zhvilluar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Tahiri ka thënë se kërkesat e paraqitura janë kërkesa më se të arsyeshme.

“Po kërkojmë ta ndërprejmë këtë seancë, të mblidhet komisioni i bugjetit dhe bashkë me Ministrin e Financave, të ftohen veteranët, të gjendet një kompromis me këtë kategori që janë meritorët për Pavarësinë e Kosovës. E dimë se jemi në fazën e parë të këtij ligji,sot nuk mund të gjindet zgjidhja por, të paktën të fillojë një dialog mes palëve”, ka thënë Tahiri gjersa kërkon që veteranët të mos jenë një kategori për të cilën do duhej të kishte ballafaqime në Kuvend.

“Ne duam që veteranët të jenë ata që na bashkojnë opozitë e pozitë”, ka vazhduar Tahiri gjersa ka kërkuar që të fillojë procesi i përfshirjes së veteranëve në pagën minimale.

Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së, ka kërkuar që “Qeveria të bëjë kërkesë minimale, ekstremisht legjitime dhe e thjeshtë, Komisioni për Buxhet dhe Ekonomi, dhe ministri i Financave, të trajtojë këtë çështje”. Tutje, ai e ka cilësuar si gabim fundamental pjesën e moskuptimit për këtë kauzë.

“Nuk ka në Kosovë pagë ndër 250 euro, seanca sot nuk do mbahet”, ka vazhduar ai.

Përsëri pas fjalës së dhënë dhe përgjatë fjalimit të Kurtit, Tahiri ka kërkuar përsëri ndërprerjen e seancës duke i kërkuar Kurtit fillimin e një procesi të një marrëveshjeje me veteranët.

“Kështu mund të kthehemi në realitet”, ka thënë ai.

Më herët të enjten, pas përfundimit të konsultimit midis kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe shefave të grupeve parlamentare të partive politike, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, kishte thënë se qëndrojnë përkrah veteranëve.

Sipas tij, “nuk mund të ketë normalitet dhe seanca normale, pa u zgjidhur çështja e veteranëve.

“Sot kërkuam që kjo seancë të ndërpritet, që qeveria së bashku me ju dhe me Komisionin për Buxhet dhe Financave të mblidhen dhe të arrijnë ta gjejmë një zgjidhje për përfshirjen e kategorisë së veteranëve në kuadër të pagës minimale”, ka thënë ai, teksa shtoi se “jemi përkrah jush”.

Ai ka theksuar se si parti opozitare nuk do të lejojnë që të vazhdohet seanca më tutje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika