Të tilla libra janë parë rrallë në gjuhen turke e boshnjake.
Por, tashmë nxënësve shtetas të Kosovës që i përkasin këtyre komuniteteve i është mundësuar që të pajisen me këto tituj, madje krejtësisht falas.
Të premtën filloi edhe shpërndajra e tyre në mënyrë që të hënën, fëmijet ti kenë në çantat e tyre.
E këtë ia mundësoi shtepia botuese “Dukagjini” në bashkëpunim me deputet të komunitetit turk dhe boshnjak në Kuvendin e Kosovës.
“Dukagjini vec se po e saj për kontribut për arsim, si për nxënësit e komuniteteve, si për nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe, po ashtu edhe për shkollat dhe mësimdhënësit”, la tjëmë Erza Mati, nga shtëpia botuese “Dukagjini.
Deputetet përfaqësues të komuniteteve u shprehen mjaftë të lumtur për këtë hap duke thënë që ky është kontribim i madh në arsimimin e komunitetit turk e boshnjak në Kosovë.
“jemi shumë të lumtur e në kontakt me prindërit e fëmijëve që kemi pasur, edhe ata janë shprehur shumë të kënaqur. Dmth kemi hjek një gajle shumë të madhe të familjeve që shkojnë në shkollë në gjuhën boshnjake dhe po e falenderoj shtëpinë botuese “Dukagjini”, mendoj që kanë bërë një gjë shumë të madhe”, ka thënë Duda Balje.
“shumë jemi të lumtur. Menjëherë pas kontaktit me Dukagjinin, ne e njoftuam komunitetin e meniherë mësuesit na treguan që fëmijet mezi po presin, sidomos ata të klasave të para”, ka thënë Enis Kervan.
Bashkëpunues por edhe falenderues janë treguar edhe nga drejtoria e arsimit në komunën e Prizrenit duke thënë se një problematikë shumë vjecare ia arriti ta zgjidh shtepia botuese “Dukagjini”.