Fillon takimi i përbashkët mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel (VIDEO)

Ka nisur takimi trepalësh në kuadër të dialogut në Bruksel. Së pari, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka pritur në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe pastaj presidentin e Serbisë, Alekasandër Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i dërguari special nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq





Ka nisur takimi i përbashkët ndërmjet përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Takimi po zhvillohet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, shkruan REL.

Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.

Ky takim ndodh pikërisht në ditën kur ishte paraparë të fillojë faza e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale.

Sipas një komunikate për media nga BE-ja, thuhet se fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika