Fillon zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë

Me datën një shtator ka filluar zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Tashmë qytetarët nga të dyja vendet mund ta kalojnë kufirin vetëm me letërnjoftime

Me datën një shtator, ashtu siç është paraparë, ka filluar zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.

Gazetarët e Rtv Dukagjinit, të cilët gjenden të terren, kanë bërë të ditur se qytetarët kanë mundur ta kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, vetëm me letërnjoftim.

Deri më tani gjithçka është duke shkuar në rregull dhe situata është e qetë.

Prapa kamerave, zyrtarët policorë i kanë thënë gazetarëve të Rtv Dukagjinit se marrëveshja është duke u plotësuar ashtu siç ishte paraparë.

Në vend të ngjarjes, në pikën kufitare të Bërnjakut, është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po e përcjell nga afër se a po respektohet marrëveshja.

Marrëveshja parasheh që implementimi i saj të fillojë më një shtator të këtij viti, ku do të mundësohet lëvizja e lirë përmes letërnjoftimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika