Filmi “John Wick: Chapter 4” thyen rekord, mbledh vetëm në fundjavë afro 70 milionë euro në arkë

Filmi “John Wick: Chapter 4” ka thyer rekord, vetëm në fundjavë ka mbledhur afro 70 milionë euro në arkë

Keanu Reeves theu një rekord të ri të shitjes së biletave me “John Wick: Chapter 4”.

Sipas vlerësimeve të fundit, filmi që pati premierën në Amerikë më 24 mars, theu rekord me 70 milionë euro në arkë.

Projekti në fjalë solli 60 milionë euro të tjerë ndërkombëtarisht për një shifër globale prej 127 milionë euro në arkë.

“John Wick” u shfaq për herë të parë në vitin 2014 dhe fitoi 13 milionë euro në fundjavën e hapjes.

Çdo film i ri “Wick” ka tejkaluar në mënyrë të qëndrueshme në fundjavën e tij debutuese.

Në vitin 2017, “John Wick: Chapter 2”, fitoi 28 milionë euro, ndërsa pjesa e tretë, “Parabellum”, debutoi me 52 milionë euro.

Seriali i drejtuar nga Chad Stahelski ka gjithashtu disa pjesë të tjera vazhdimi.

Përveç Keanut, në “Chapter 4” luajnë edhe: Laurence Fishburne, Donnie Yen, Bill Skarsgard, Ian McShane, Shamier Anderson, Hiroyuki Sanada dhe Lance Reddick.

Reddick vdiq “papritmas” për shkaqe natyrore të premten, më 17 mars. Ai ishte 60 vjeçar.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika