Përveç sukseseve dhe interesimit të madh në kinematë e Kosovës, filmi më i ri shqiptar “Adnan Kafazi”, po merr vëmendje edhe përtej trojeve shqiptare.
Kësaj here, filmi e pati premierën e parë në qytetin e Cyrihut, në kinemanë “Arena Sihlcity”
Ekskluzivisht për të gjithë atdhetarët, aktorët e filmit ishin prezent në premierën e parë në Cyrih, në kino “Arena Sihlcity” në ora 19.30.
Po ashtu, aktorët e filmit do të jenë prezent në Basel të Zvicrës nga ora 20:00, po ashtu të dielën, ata do të vazhdojnë për në qytetin Wil në kinemanë Cinewil nga ora 17.
Kurse në Ebikon/Luzern në kinemanë “Pathe”, filmi do të transmetohet nga ora 20:30.
Ky film ka mbledhur rreth vetes disa nga aktorët më të mirë që ka vendi, me të cilët, bashkatdhetarët në Zvicër mund të takohen për së afërmi.
Ata janë: Armond Morina, Fatmir Spahiu, Edona Reshitaj, Muhamed Arfi, Xhejlane Terbunja, Ylber Bardhi, Lulzim Bucolli, Besart Sllamniku.