Organizata ETEA dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë verës së këtij viti do të organizojnë dy-herë shkollën verore 5-ditore (P4C – Filozofia për Fëmijë). Ku do të përfshihen nga 15 fëmijë (gjithsej 30 përfitues/e) nga diaspora.
Shkolla e parë dedikohet për grupmoshat 10-14 vjeç dhe është me qëndrim ditor, ndërsa shkolla e dytë për grupmoshat 15-18 vjeç e cila përfshin edhe fjetjen.
“Shkolla verore P4C ka për synim që të angazhojë fëmijët dhe të rinjt nga diaspora në diskutime dhe reflektime, duke i ndihmuar të zhvillojnë arsyetimin dhe aftësitë e komunikimit në gjuhën shqipe, me identitetin, trashëgiminë kulturore dhe vlerat kombëtare në qendër të fokusit në këtë program. Duke ofruar një platformë për mendimin kritik dhe formimin e opinioneve të tyre, shkolla verore synon të promovojë një lidhje më të thellë të fëmijëve pjesëmarrës/e me vendin e tyre të origjinës dhe të kontribuojë në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kombëtare dhe kulturore të Kosovës”, thuhet në njoftim.
“’Identiteti, trashëgimia, gjuha, arti e komuniteti do të jenë disa nga temat që do të marrin fokus të veçantë gjatë shkollës verore. Po ashtu, fëmijët pjesëmarrës, në agjendën e programit do të gjejnë edhe një sërë aktivitetesh të tjera, përfshirë lojëra argëtuese, punë në grupe, shkrim kreativ, vizatim etj”.
Linkun për aplikim e keni këtu.