Finalja e madhe në emisionin N’Shej

Pas 24 javësh me mbi 80 garues nga të gjitha trojet shqiptare, tashmë ka nisur lufta për finalen e madhe ku do të marrin pjesë tetë garues finalistë për çmimin e madh

Foto nga emisioni

Pas 24 javësh me mbi 80 garues nga të gjitha trojet shqiptare, tashmë ka nisur lufta për finalen e madhe ku do të marrin pjesë tetë garues finalistë për çmimin e madh.

Valent Çafleshi, Arbnor Spahiu, Ardian Dvorani dhe Fitor Kabashi, janë katër garuesit të cilët kanë marrë pjesë në emisionin “N’Shej”, të RTV Dukagjinit.

Në lojën e parë, e cila është gjashtë fishekë për gjashtë targete, Valent Çafleshi, nga gjashtë targetet nuk ka arritur të shënjestrojë asnjë prej tyre.

Kjo, sipas tij për shkak të distancës së largët, e cila është 30 metra.

Ardian Dvorani, nga gjashtë gjuajtje ka qëlluar dy prej tyre.

Ndërsa, garuesi i tretë, Arbnor Spahiu, nga gjashtë gjuajte ka qëlluar vetëm një.

“Garë jo e mirë, përformancë jo e mirë, për shkak të emocioneve, garuesve më të fortë”, ka thënë ai.

Po ashtu, pjesëmarrësi i katërt, Fitor Kabashi, nga gjashtë gjuajte ka qëlluar vetëm një.

Në këtë pikë, meqë Spahiu dhe Kabashi kanë qëlluar vetëm nga një target, ata do të përballen sërish mes vete në garën e eliminimit.

Gjashtë gjuajte për gjashtë targete

Kabashi në këtë garë ka qëlluar vetëm një target, ndërsa Arbnor Spahiu në këtë fazë ka arritur të sigurojë garën.

Pas sfidës së parë, garuesit me performancën më të dobët në sfidën e parë do të shkojnë në garën me eliminim. Në këtë sfidë, pozicioni do të jetë shtrirë, arma snajper, distanca 100 metra dhe targeti tejdukshëm.

Pas garës me eliminim, Fitori është eliminuar ndërsa Valenti ka vazhduar garën.

Ndërkaq, në javën tjetër do të eliminohet edhe një garues për t’iu bashkuar katërshes tjetër në finale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika