Financimi i partive politike, Kosova me afat për miratimin e ligjit

Për herë të tretë është dërguar në kuvend por puna më aq është ndalur. Projektligji për financimin e partive politike duket se nuk po gjen vullnet politik që të vazhdohet me plotësim-ndryshimin e tij. Kjo, sipas monitoruesve të Kuvendit të Kosovës, ka disa shkaqe

Ilustrim

Një ligj me rëndësi të madhe po vazhdon të mbesë në sirtarët e kuvendit të Kosovës që nga 2013-ta, prej kur nuk u ndryshua asnjëherë.

Projektligji për financimin e partive politike, që është aktualisht për herë të tretë në procedurë plotësim-ndryshimi, mëton ta avancojë transparencën dhe llogaridhënien financiare të partive politike.

Por, kjo duket se po paraqet telashe për vetë subjektet politike.

“Mungesa e vullnetit politik për ti hapur kuletat e tyre besoj është arsye pse ky proces po bllokohet”, ka thënë Eugen Cakolli nga KDI.

Eugen Cakolli nga KDI

Rëndësia e këtij projektligji u vu në pah edhe nga ndërkombëtarët, që përmes procesit të MSA-së, Kosovës i është dhënë edhe afat se kur duhet ta procedojë këtë projektligj.

“Tani Kosova ka marr obligim në kuadër të planit të zbatimit të MSA-së që ta zbatoj këtë projektligj deri kah muaji qershor dhe pres që subjektet politike sa më shpejt të hapin punën e grupit punues të merrenkomentet  dhe të procedohet për votim të plotë në Kuvend”, shtoi Cakolli.

Për analistët është absurde që partitë të kërkojnë llogari nëse ato nuk pranojnë të publikojnë financat.

Sipas shoqërisë civile, ndër të tjera, me projektligjin e ri, Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, do të ketë pavarësi funksionale e buxhetore nga KQZ-ja dhe kështu nuk do të ketë as ndikim nga partitë politike që përfaqësohen në KQZ.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika