Finlanda do t’i dërgojë në Ukrainë tri tanke Leopard 2

Finlanda do t’i dërgojë në Ukrainë tri tanke luftarake Leopard 2, tha të enjten Ministria finlandeze e Mbrojtjes.

Muajin e kaluar, Gjermania pranoi të dërgojë tanket Leopard 2 në Ukrainë, pas një presioni të madh të ushtruar nga Kievi dhe NATO. Dërgimi i këtyre tankeve u ka dhënë dritën e gjelbër edhe shteteve të tjera anëtare të NATO-s, për të dërguar gjithashtu tanke të prodhimit gjerman si ndihmë ushtarake në Ukrainë.

Vlera e paketës më të re të ndihmës mbrojtëse të Finlandës për Ukrainën do të arrijë në 160 milionë euro, duke përfshirë tre Leopardët dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas në lidhje me përdorimin e tyre, tha ministria, shkruan REL.

Në janar, Finlanda premtoi miliona dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, por jo tanke ushtarake.

Finlanda, e cila ndan një kufi 1300 km me Rusinë, ka pak më pak se 200 tanke Leopard 2.

Tanku Leopard 2 konsiderohet si një nga më të mirët në vendet perëndimore dhe rreth 20 vende aktualisht përdorin këtë tank.

Ukraina ka kërkuar 300 tanke të tilla dhe thotë se Perëndimi deri më tani ka premtuar se do t’ia dërgojë të paktën 120.

Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – ka më shumë tanke sesa Ukraina, por modelet që Moska ka janë shumë inferiore krahasuar me tanket perëndimore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika