Finlanda i kërkon Turqisë dhe Hungarisë miratimin e protokolleve për anëtarësim në NATO

Finlanda i ka kërkuar Turqisë dhe Hungarisë që të ratifikojnë protokollet suedeze dhe finlandeze për anëtarësim në NATO, pasi Hungaria dhe Turqia janë dy vendet e fundit anëtare të NATO-s që ende nuk i kanë miratuar këto protokolle

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin





Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka kërkuar nga Hungaria dhe Turqia që të ratifikojnë protokollet suedeze dhe finlandeze për anëtarësim në NATO.

Hungaria dhe Turqia janë dy vendet e fundit anëtare të NATO-s që ende nuk i kanë miratuar protokollet.

“Të gjithë sytë janë tani te Hungaria dhe Turqia. Ne presim që këto vende të miratojnë protokollet. Mendoj se do të ishte e rëndësishme që kjo të ndodhë mundësisht sa më shpejt,” ka thënë Marin të martën në një konferencë për media.

Vendimi i Suedisë dhe Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s erdhi pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt dhe hapave të tjerë agresivë që Kremlini ka ndërmarrë në rajon.

Opinioni publik në këto dy shtete nordike ka përkrahur anëtarësimin në NATO pas nisjes së pushtimit.

Më 18 maj, Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO, një veprim i nxitur nga shqetësimet e sigurisë për luftën Rusi-Ukrainë.

Suedia dhe Finlanda aplikojnë zyrtarisht për anëtarësim në NATO





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika