Finlanda nis ndërtimin e gardhit në kufi me Rusinë

Finlanda ka vendosur të ndërtojë mbrojtjen e re, pas rritjes së numrit të rusëve që duan t’i ikin rekrutimit në vendin e tyre për të luftuar në Ukrainë

Rajon kufitar i Finlandës

Finlanda ka nisur të ndërtojë një gardh kufitar prej 200 kilometrave në kufi me Rusinë, për të rritur sigurinë.

Garda Kufitare ka thënë se gardhi do të jetë tri metra, me tela gjemborë në krye, shkruan REL.

Finlanda është vendi i Bashkimit Evropian që ndan kufirin më të gjatë me Rusinë – 1.340 kilometra.

Aktualisht, kufijtë e Rusisë sigurohen vetëm përmes një gardhi të lehtë prej druri.

Finlanda ka vendosur të ndërtojë mbrojtjen e re, pas rritjes së numrit të rusëve që duan t’i ikin rekrutimit në vendin e tyre për të luftuar në Ukrainë.

Ky shtet nordik, po ashtu, është duke iu afruar anëtarësimit në NATO.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Finlanda dhe Suedia kanë vendosur t’i bashkohen aleancës veriatlantike sa më shpejt që është e mundur, duke i dhënë fund qasjes neutrale.

Mirëpo Helsinki përballet me më pak probleme diplomatike sesa Stokholimi, pasi Qeveria finlandeze dëshiron të ecë përpara, para zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen në Finlandë në muajin prill.

Vetëm Turqia dhe Hungaria ende nuk i kanë ratifikuar aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika