Finlanda nis vendosjen e telave me gjemba në kufirin me Rusinë

Më pak se dy javë pas anëtarësimit në NATO, Finlanda ka nisur të vendosë tela me gjemba në kufirin me Rusinë

Kufiri mes Finlandës dhe Rusisë. Foto: AP

Më pak se dy javë pas anëtarësimit në NATO, Finlanda ka nisur të vendosë tela me gjemba në kufirin me Rusinë, një veprim që ka si synim kryesor frenimin e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Roja kufitare finlandeze tregoi të premten ndërtimin e tri kilometrave të parë të kësaj vije ndarëse me tela me gjemba, në zonën e Pekolas, pranë qytetit në bregun e liqenit Imatras me 25 mijë banorë.

Vija kufitare e Finlandës me Rusinë është 1 mijë e 340 kilometra.

Ndërtimi i gardhit kufitar u miratua vitin e kaluar nga Qeveria e kryeministres, Sanna Marin, me një mbështetje të gjerë politike.

Zyrtarët finlandezë të kufirit thonë se qëllimi kryesor i gardhit prej çeliku, me lartësi tri metra dhe me një zgjatim me tela me gjemba në krye, është të parandalojë kalimet e paligjshme nga Rusia dhe t’u japë kohë autoriteteve që të reagojnë.

Gjatë viteve 2015-2016, Rusia u përpoq të ndikojë te Finlanda, duke organizuar një numër të madh azilkërkuesish në pikat e kalimit kufitar verior të Finlandës. Kjo lëvizje u cilësua si një shfaqje force nga ana ruse. Çështja u zgjidh kur presidenti finlandez, Sauli Niinistö, zhvilloi bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.

Megjithatë, zyrtarët kufitarë pranojnë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ishte arsyeja kryesore që nxiti Finlandën t’i bashkohej aleancës dhe të ndërtonte kufirin me tela me gjemba.

Ndërtimi i barriesës kufitare nuk ishte një temë politike para luftës (në Ukrainë). Dhe në fakt, nuk ishte as në planet e rojes kufitare finlandeze”, tha për Associated Press. Gjenerali Jari Tolppanen, kreu i divizionit teknik të Rojes Kufitare Finlandeze. “Gjithçka ndryshoi pas sulmit (të Rusisë kundër Ukrainës)”.

Ndërtimi i vijës ndarëse me tela me gjemba është parashikuar të përfundojë në fund të kësaj vere dhe pritet të ketë një gjatësi maksimale prej 200 kilometrash.

Në këtë situatë të re duhet të rrisim kontrollin kufitar”, tha Tolppanen. “Ne duhet t’i forcojmë burimet tona. Dhe gardhi është i nevojshëm për të menaxhuar, për shembull, emigracionin e paligjshëm në shkallë të gjerë”.

Projekti i gardhit kufitar vlerësohet të kushtojë rreth 380 milionë euro dhe është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2026. VoA

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika