Finlanda përgatit librin e bardhë që pritet të nisë diskutimet për anëtarësim në NATO

Ilustrim

Finlanda pritet që së shpejti do të filloj një proces që ka të ngjarë të kulmojë me një aplikim për t’u bashkuar me Aleancën e Veri Atlantike (NATO).

Qeveria e shtetit nordik, së bashku me Presidentin Sauli Niinisto, finalizuan të martën një libër të bardhë mbi ndryshimet në mjedisin e sigurisë së vendit pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.

Të mërkurën parlamenti finlandez do ta pranoj një raport nga qeveria me ç’rast do të mbajë edh enjë seancë për miratimin e tij, por se ky raport nuk do të përmbaj diçka konkrete për t’u bashkuar me NATO-n, por se qeveria është e përgatitur të paraqesë më vonë një shtesë për një propozim të tillë nëse mbështetja e kërkuar për të shfaqet në parlament, ka thënë Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.

Ndërtesa e qeverisë së Finlandës

Sipas një raporti jozyrtar nga gazeta më e madhe finlandeze “Helsingin Sanomat”, më shumë se gjysma e ligjvënësve votues tani mbështesin bashkimin me aleancën.

Shteti nordik i cili kufizohet me Rusinë ka parë një ndryshim tektonik në qëndrimet ndaj anëtarësimit në NATO pas luftës ruse në Ukrainë.

NATO

Me librin e bardhë që do të përdoret si një mjet për parlamentin për të debatuar këtë çështje, një aplikim i mundshëm për hyrje mund të depozitohet përpara se blloku prej 30 anëtarësh të takohet për një Samit në Madrid, më 29 dhe 30 qershor.

 

Samit i NATO-s

Rusia e ka paralajmëruar Finlandën kundër anëtarësimit në NATO.

Të premten, Finlanda raportoi një sulm në faqet e internetit të qeverisë dhe një shkelje të dyshuar të hapësirës ajrore nga avionët luftarak rusë.

Avion luftarak rus

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika