Finlanda shpreson të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

Finlanda ende shpreson t’i bashkohet NATO-s së bashku me Suedinë, tha më 30 janar ministri i Jashtëm finlandez.

Këto deklarata, Pekka Haavisto i bëri pavarësisht se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha gjatë fundjavës që shkoi se Ankaraja mund ta pranojë anëtarësimin e Finlandës, pa Suedinë.

“Dëshira jonë në Finlandë është ende që t’i bashkohemi NATO-s së bashku me Suedinë”, tha Haavisto, duke shtuar se “qëndrimi ynë vazhdon të jetë i njëjtë”.

Ankaraja ka refuzuar që të ratifikojë aplikimet e këtyre dy shteteve për në NATO, fillimisht për shkak të refuzimit të Suedisë që të ekstradojë dhjetëra të dyshuar, që Turqia pretendon se janë të lidhur me luftëtarët kurdë dhe me puçin e dështuar të vitit 2016.

Suedia ka diasporë më të madhe kurde sesa Finlanda dhe ka më shumë mospajtime me Ankaranë, shkruan REL.

Ankaraja po ashtu ka shprehur zemërim për vendimin e policisë suedeze që të lejojë një protestë, ku një ekstremist i krahut të djathtë dogji një kopje të Kuranit para Ambasadës turke në Stokholm, më herët gjatë këtij muaji.

Po ashtu, Turqia ka shprehur zemërim lidhur me vendimin e gjyqësorit suedez që nuk ka ngritur aktakuzë ndaj një grupi prokurd që vari kokëposhtë një manekin që i ngjasonte Erdoganit para ndërtesës së një gjykate në Stokholm.

Erdogan, të dielën, bëri një dallim të qartë midis pozicioneve që kanë ndërmarrë Suedia dhe Finlanda muajve të fundit.

“Nëse është e nevojshme, ne mund të japim një përgjigje ndryshe, të përqendruar në Finlandë. Suedia do të tronditet kur ne të japim një përgjigje ndryshe për Finlandën”, tha Erdogan.

Por, Haavisto tha se ai ka zhvilluar bisedime me homologun e tij turk pas deklaratave të Erdoganit, duke treguar se ai e ka refuzuar këtë opsion.

“Suedia është aleatja jonë më e ngushtë, sa i përket mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Ende e shoh samitin e NATO-s në Vilnius në korrik si një hap të rëndësishëm, ku shpresoj që të dyja shtetet do të pranohen si anëtare të NATO-s”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika