Finlanda të martën do të anëtarësohet zyrtarisht në NATO

Finlanda do të bashkohet me NATO-n të martën, disa ditë pasi Turqia ratifikoi anëtarësimin e vendit nordik dhe e vendosi atë në rrugën e duhur për t'u bërë anëtarja e 31-të e aleancës ushtarake më të madhe në botë

Fotografi ilustruese: Flamuri i Finlandës dhe ai i NATO-s.

Zyra e presidentit finlandez ka njoftuar se Finlanda do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s të martën e katër prillit.

Kombi finlandez, i cili ndan një kufi me Rusinë, aplikoi për t’u bashkuar me aleancën ushtarake pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin, vitin e kaluar.

Është zgjerimi i parë i NATO-s që nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në aleancë në vitin 2020.

Njoftimi u konfirmua nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka thënë se anëtarësimi do ta bëjë Finlandën dhe anëtarët e tjerë më të sigurt.

“Ne do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi,” u ka thënë ai gazetarëve në Bruksel, raporton Sky News.

Ai shprehu gjithashtu shpresën e tij që fqinji i Finlandës, Suedia, do të lejohet të bashkohet në muajt e ardhshëm.

Rusia iu përgjigj menjëherë njoftimit, me një zyrtar që i ka thënë agjencisë shtetërore të lajmeve RIA se vendi do të forconte aftësitë e tij ushtarake përgjatë kufirit me Finlandën.

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, ministri i mbrojtjes, Antti Kaikkonen dhe ministri i jashtëm, Pekka Haavisto, do të marrin pjesë tani në një ceremoni për të shënuar anëtarësimin e Finlandës në NATO.

“Është një moment historik për ne. Për Finlandën, objektivi më i rëndësishëm në takim do të jetë të theksojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, ndërsa Rusia vazhdon agresionin e saj të paligjshëm,” ka thënë Haavisto në një deklaratë.

Turqia ishte e fundit nga 30 anëtarët e NATO-s që pranoi kërkesën e Finlandës.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kishte thënë më herët në mars se Finlanda kishte siguruar bekimin e Turqisë, pasi kishte ndërmarrë hapa konkretë për t’i mbajtur premtimet për t’i goditur grupet e konsideruara nga Ankaraja si terroriste dhe për t’i çliruar eksportet e mbrojtjes.

Megjithatë, Turqia ende po bllokon miratimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO , me qeverinë që thotë se Stokholmi deri më tani nuk ka arritur të godasë mjaftueshëm grupe të ngjashme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika