Finlanda uron Kosovën: Mbështesim me vendosmëri anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, ka uruar Republikën e Kosovës lidhur me kalimin me sukses të fazës së parë të Kosovës në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës (KiE)

Ministri i Jashtëm i Finlandës, ka uruar Republikën e Kosovës për aplikimin e suksesshëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, uron Kosovën pasi Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës sot ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës finlandeze në Kosovë.

Ambasada përcjellë edhe mesazhin e ministrit, Pekka Haavisto.

“Finlanda mbështet me vendosmëri anëtarësimin, i cili do të ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në  Kosovë dhe integrimin evropian,” thuhet në cicërimën e përcjellë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtete anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Me këtë vendim, Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti hap historik dhe më të rëndësishmin pas pavarësisë së vendit.

“Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, deklaroi ajo.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika