Finlandë: Konfiskohen 865 vagonë mallrash të firmave ruse

Janë sekuestruar 865 makina mallrash të firmave ruse nga autoritetet finlandeze, dhe 82 milionë euro të disa individëve dhe personave juridikë rusë dhe bjellorusë

Ilustrim

Shoqëria Shtetërore Hekurudhore Finlandeze VR, ka sekuestruar 865 makina mallrash të lidhura me firmat ruse në përputhje me sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) të vendosura në vazhdën e inkursionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Autoritetet finlandeze kanë sekuestruar gjithashtu pasuri me vlerë 82 milionë euro të disa individëve dhe personave juridikë rusë dhe bjellorusë, duke përfshirë kompanitë e transportit.

Zëdhënësja e VR, Taina Kuitunen, ka thënë se aktualisht kanë “rreth 800 njësi makinash mallrash të sanksionuara në Finlandë”. Ndërsa ka shtuar se firma planifikon t’ia dorëzojë Rusisë makinat e pa sekuestruara së shpejti.

Makinat hekurudhore të ndaluara janë në pronësi të firmave, të cilat janë sanksionuar drejtpërdrejt nga BE-ja ose aksionerët e të cilave kanë hequr dorë nga kontrolli pasi u sanksionuan në dritën e konfliktit në Ukrainë.

Këtë vit në mars, Grupi VR ka ndërprerë shërbimet midis Helsinkit, Finlandës dhe Shën Petersburg, pasi Rusia ka pushtuar Ukrainën.

Ndërsa, anëtarët e 30 vendeve të NATO-s kanë nisur procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë.

Në maj Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga neutraliteti i tyre tradicional ushtarak pas sulmit rus në Ukrainë dhe bënë kërkesë për anëtarësim në NATO.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika