I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth llogos së kaluar të Federaratës së Futbollit të Kosovës.
Ai tha se kishte aplikuar me një llogo, por nuk e kishin pranuar punën e tij. “Llogo ishte aq katastrofë, sa ti e pranon dicka të tillë vetëm nëse ja premton dikuj”.
Ai shtoi se “ajo llogo është bërë me kimik, ja kanë jep një piktori, ai as me profesion nuk ka qenë dizajner”.
Kjo është vetëm nata e parë e këtij emisioni, i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.