Fitimet e BP-së janë trefishuar si rezultat i rritjes së çmimeve

Kompanisë energjetike British Petroleum, i janë trefishuar fitimet pas ngritjes së çmimeve të naftës dhe gazit natyror, nga 2.80 miliardë dollarë në 8.45 miliardë dollarë

Ilustrim

Fitimet e BP-së janë trefishuar në tremujorin e dytë pasi gjiganti britanik i energjisë ka përfituar nga çmimet e naftës dhe gazit natyror që janë rritur pasi Rusia ka pushtuar Ukrainën.

British Petroleum, me bazë në Londër, të martën e 2 korrikut ka thënë se fitimi themelor i kostos së zëvendësimit, i cili përjashton artikujt e njëhershëm dhe luhatjet në vlerën e inventarëve, është ngritur në 8.45 miliardë dollarë nga 2.80 miliardë dollarë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fitimet në rritje i kanë lejuar BP-së të kthejë miliarda dollarë te aksionerët, me kompaninë që ka rritur dividentin e saj me 10% dhe ka njoftuar se do të blinte 3.5 miliardë dollarë aksione, transmeton euronews.

BP ka theksuar se pret të rrisë dividentët me rreth 4% çdo vit deri në vitin 2025.

Por, lajmi i mirë për aksionerët e BP-së, ka qenë një lajm i keq për konsumatorët pasi çmimet e larta të energjisë kontribuojnë në krizën e kostos së jetesës në Britani dhe në mbarë botën.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ku inflacioni ka arritur në nivelin më të lartë të 40 viteve prej 9.4% në qershor. Qeveria ka shpallur një taksë 25% mbi fitimet e papritura mbi fitimet e kompanive të naftës dhe gazit që vijnë nga operacionet britanike.

Partia Laburiste ka kritikuar qeverinë për dështimin për të përdorur më shumë nga të ardhurat nga taksa e re për të ndihmuar konsumatorët.

BP-ja ka thënë se tatimi mbi fitimet e papritura do të rriste normën e taksës totale për operacionet e saj në Detin e Veriut në 65% nga 40%. Kompania ka shtuar se planifikon të ndajë 800 milionë dollarë për të mbuluar rritjen e taksave.

Të ardhurat neto të tremujorit të dytë janë rritur në 9.26 miliardë dollarë nga 3.12 miliardë dollarë në periudhën e një viti më parë.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika