Fitorja e Vetëvendosjes, opozita kritikon Kurtin

Me shkas të dy vjetorit të zgjedhjeve ku fitues ka dalur Albin Kurti me Vetëvendosjën kritika të ashpra kanë shkuar në drejtim të tyre. Partitë opozitare po vlerësojnë se këto dy vite kanë qenë dështim për Qeverinë Kurti ndërsa PSD ndërrmori edhe aksion simbolik

Qeveria e Kosovës

Që nga fitorja nga 14 shkurti, sipas Partisë Socialdemokrate, udhëheqja e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje “nuk ia kanë bërë vijë”.

Këtë PSD e thanë ndërmjet një aksioni simbolik.

“Rrahje gjoksi e rritje e mendjes, shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra. Para 2 vjetëve na thanë se ndodhi diçka e madhe, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para 2 vjetëve? Bash asgjë. Sot është 14 shkurti. Sot kalon gjysmë mandati i kësaj qeverie. Kjo Qeveri nuk e ka pasur programin transformues. Edhe sikur ta zbatonte s’do të bëhej nami. Problemi është që këta as nuk kanë filluar. Nuk ia kanë ba vijë”, ka thënë Zgjim Hyseni nga Partia Social Demokrate.

Kritika të ashpra për dy vite qeveri sidomos për sektorin e Shëndetësisë ka pasur edhe ish-Ministri i Shëndetësisë, tashmë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

“Është e pafalshme që kemi 30 muaj të Qeverisë dhe nuk kemi të paktën një ligj që ne këtu ulemi edhe punojmë. Ligjet që i keni propozuar në vitin 2021 janë bartë në 2022-tën pastaj këto janë bart këtë vit e procedura administrative është pak a shumë e komplikume”, ka deklaruar Armend Zemaj, deputet në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E për deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj, Kosova ka dështuar për gjatë dy viteve nën qeverisjen e Kurtit.

“Është Qeveria më jotransparente, është jollogaridhënëse. Ka dështuar në shëndetësi, kur kemi një person për të tretën herë po vendoset nga Albin Kurti si ministër i Shëndetësisë dhe nuk i kemi tri rezultate të këtij ministri”, ka thënë Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Më 14 shkurt të 2021-tës janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme ku fitues patën dal Lëvizja Vetëvendosje me 51% të votave të popullit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika