Fituesit e Nobelit për Paqe paralajmërojnë për rrezik të luftës bërthamore

Shigemitsu Tanaka, i mbijetuar i sulmeve amerikane me bomba atomike.

Liderët e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike, që janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe, kanë paralajmëruar të shtunën se rreziku i një lufte bërthamore është duke u rritur, dhe kanë bërë thirrje sërish për braktisje të armëve bërthamore.

“Situata ndërkombëtare është duke u përkeqësuar, dhe tani luftërat po kryhen nën kërcënimet për përdorim të armëve bërthamore”, ka thënë Shigemitsu Tanaka, i mbijetuar i bombardimeve amerikane në Nagasaki më 1945, dhe bashkëudhëheqës i grupit Nihon Hidankyo.

“Frikësohem që ne si qenie njerëzore jemi në rrugë drejt vetëshkatërrimit. Mënyra e vetme për ta parandaluar këtë është përmes braktisjes së armëve bërthamore”, ka thënë ai.

Teksa i ka nderuar të mbijetuarit, Komiteti Norvegjez i Nobelit, e ka përmendur shkatërrimin që kanë lënë pas bombardimet në Hiroshima dhe Nagasaki, dhe punën e gjatë të grupit, për shumë dekada, që bota të mos përdorë armë bërthamore.

Komiteti ka thënë se përpjekjet e grupit kanë rëndësi kritike për botën sot, pa e përmendur asnjë shtet në mënyrë specifike.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë sinjale muajin e kaluar se Moska mund të shqyrtojë përgjigjen me armë bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, i lejojnë Ukrainës të përdorë armët me rreze të gjatë për ta sulmuar Rusinë/REL.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika