Fjalimi i Kurtit në sfond e pamjet nga veriu, VV-ja “nis fushatën” me një video

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video me pamje nga veriu i Kosovës dhe një fjalim të kryeministrit Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video, që përfshin pamje nga veriu i Kosovës, të shoqëruar me një audio nga një fjalim i kryeministrit Albin Kurtitë vitit 2015, kur kundërshtonte “Zajednicën” dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Në video janë pamje të Kurtit së bashku me ministra të tij në veri, të vendosjes së stemës së Kosovës në ndërtesa, largimit të terroristëve pas sulmit në Banjskë, qytetarëve në Ujman, dhe disa biznese të reja në veri.

“Ndryshimet e mëdha fillojnë me guxim. Qytetarët e Republikës tonë dhe qeveria e tyre kanë treguar guxim dhe përkushtim, kanë treguar se si bashkë arrihet dhe fitohet ajo që synojmë e që është e domosdoshme për të gjithë”, thuhet në mbishkrimin e videos.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika