“Fjalimi në Vjenë që i dha kahje tjetër jetës së tij” – rrëfimi i Petrit Selimit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi e ka quajtur lajm të mirë nënshkrimin e kontratës ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe konsorciumit fitues “Orllati”, në ankandin e parë solar të Kosovës për centralin FV prej 100 MW në Kramovik.

Në një intervistë në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, Selimi ka thënë se Kosova shpenzon më shumë rrymë sesa prodhon e me këtë rast çfarëdo prodhimi që është më i madh është më i mirë për Kosovën pasi nuk ka nevojë të importojë.

“Kosova shpenzon më shumë rrymë sesa prodhon, cfarëdo prodhimi që është më i madh është më i mirë për Kosovën se nuk kena nevojë me importu”, ka thënë Selimi.

Ai ka rrëfyer se si në vitet 92-93, si 13-vjeçar është ftuar nga një anglez që ka ardhur për vizitë në shkollën e tij të shkojë në një konferencë në Vjenë.

Si njohës i gjuhës angleze në atë kohë në mesin e shumë nxënësve, Selimi u zgjodh të shkojë në atë konferencë ku edhe mbajti fjalimin për të drejtat e fëmijëve në Kosovë, sidomos në atë kohë të okupimit serb.

Ai thotë se nëna e tij studioi në Itali dhe ishte gruaja e parë shqiptare, eksperte për riparimin e librave të vjetër e cila ia mësoi gjuhën angleze atij dhe vëllezërve të tij.

“Vjen një anglez, 92-93 Kosova ka qenë në fillim të okupimit nga Serbia, filloi lufta edhe në Bosnje e Hercegovinë e Kroaci. Ne ishim të mbyllur hermetikisht, vjen një anglez takon disa fëmijë që dijnë gjuhën angleze. Nëna ime ishte gruaja e parë shqiptare, eksperte për riparimin e librave të vjetër dhe studioi në Itali. Ajo ma mësoi gjuhën mua dhe vëllezërve të mi. Anglezi na thërret tre personave me shku në Vjenë me fol në një konferencë me fëmijë nga e gjithë bota. Ishte interesante të shkoja nga Kosova, më dëgjon norvegjezi në konferencën time, si shkelen të drejtat e fëmijëve në Kosovë, ka pasë raste aty të luftërave të ndryshme”, ka rrëfyer Selimi.

Ai thotë se gjatë atij fjalimi në Vjenë ku kishte shumë pjesëmarrës nga shumë vende, u ftua të shkojë të jetojë në Norvegji ku edhe filloi jetën si 15-vjeçar.

Selimi ka theksuar se që nga ajo kohë ku edhe ishte në mesin e një familjeje e shoqërie të mirë ende vazhdojnë raportet e tilla.

“Kam jetuar me një familje të mirë, kam pasur shoqëri të mirë. Shkoj gati për cdo vjet, dje bisedova me ambasadorin për një cështje, ndoshta vjen në Kosovë shumë shpejt”, ka vijuar Selimi.

Ai thotë se pas luftës është marrë edhe me gazetari.

Selimi thotë se qytetarët e Kosovës nuk kanë pse të ndalen dhe të mos dalin jashtë vendit pasi sipas tij kjo është një eksperiencë e mirë për t’u pavarësuar.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika