Flaka që tenton të ndizet, Serbia sulmon kanalin e Ibër Lepencit

Akt terrorist i dirigjuar nga Serbia zyrtare e cilësuan krerët e shtetit, sulmin e paprecedentë të Kanalit të Iber Lepencit në Zubin Potok. Për këtë shperthim ishin përdorur rreth 20  kilogram eksploziv dhe bëri që të vihet në dyshim furnizimi me ujë në disa qytete në Kosovë si dhe përdorimi i tij nga KEK-u për ftohjen e termoelektranave dhe prodhimin e energjisë elektrike.

KFOR-i patrullon afër kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, ku ndodhi shpërthimi më 29 nëntor.

Akt terrorist i dirigjuar nga Serbia zyrtare e cilësuan krerët e shtetit, sulmin e paprecedentë të Kanalit të Ibër Lepencit në Zubin Potok. Për këtë shperthim ishin përdorur rreth 20  kilogram eksploziv dhe bëri që të vihet në dyshim furnizimi me ujë në disa qytete në Kosovë si dhe përdorimi i tij nga KEK-u për ftohjen e termoelektranave dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Flaka që tenton të ndizet, Serbia sulmon kanalin e Ibër Lepencit

Kur askush nuk e mendonte, një ditë pas festës së 28 nëntorit, një akt i paprecedent ndodhi në pjesën më veriore të Kosovës.

Në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit të 2024-tës, në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Vragë të Zubin Potokut ishte hedhur ekslozivë dinamiti në sasi rreth 20  kilogramëshe që bëri që ai të dal nga kontrolli dhe një pjesë e tij të hapet i tëri.

Shkatërrimi i kësaj infrastrukture kritike bëri që  një pjese të Kosovës të iu ndalej furnizimi me ujë të pijshëm. Kështu që pasojat për disa ditë i bartën përvec Mitrovicës së Veriut e të Jugut, ujë të pijshëm nuk kishte as një pjesë e Prishtinës, Fushë Kosovës e Drenasit.

Gjithsesi, gjendja mbrëmjën  e asaj të  premte ishte aq delikate sa në terren u ftuan të gjitha njësitë e Policisë e ekpertë të tjerë, përfshirë edhe KFOR-in e EULEX-in.

Por shumë shpejt në vendin e ngjarjes kishin shkuar edhe Ministri i Punëve te Brendshme, Xhelal Svecla e Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Nga atje për këtë akt, gishti  menjëherë iu drejtua fqinjit veriot, shtetit serb. Sipas Sveclës, ky shkatërrim është bërë me një qëllim të qartë.

“Qellimi tashmë është i qartë, është defunksionalizimi i jetës në këtë rajon, pamundësimi i shërbimeve elementare dhe patjetër shkaktimi i frikës në masë. Ky akt terrorist është vazhdimësi e dy akteve më të hershme terroriste në komunën e Zvecanit dhe në Zubin Potok”, ka thënë Sveçla.

Derisa në pjesën veriore të Kosovës po tentohej të bëhej sanimi i atij problemi në të gjitha format, në Prishtinë u lajmërua një paraqitje urgjente e shefit të qeverisë.

Në gjysmë të natës Albin Kurti në konferencë para mediava të cilat paraprakisht i sulmoi tha se Ibër-Lepenci u atakua nga një sulm terrorist që sipas tij është ishte i dirigjuar nga Beogradi zyrtar.

“Sulmi është kryer nga profesionist, është sulmi i radhës kriminal e terrorist që ne besojmë që vjen nga bandat e dirigjuara dhe të orkestruara nga Serbia e cila e ka edhe interesin edhe gatishmërinë, edhe aftësinë për të shkaktuar sulme të tilla, në rastin konkret duke përdorur një sasi të madhe të ekslozivit, në një nyje kyqe ku riparimi është i vështirë”, kishte thënë Kurti.

Kjo konferencë pasonte më pas edhe një mbeldhje po ashtu të tipit urgjent të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Ky Këshill kishte aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj duke angazhuar këtu Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kanalit brenda një jave ju shtua një bypass që u shfrytëzua si një devijim për ta përquar ujin të cilin e ndalonte kanali i shkatërruar.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika