“Flakaresh iu dha Vuçiqit, jo Kosovës”

Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, deputete e LVV-së, ka thënë se ShBA-të nuk e kanë kundërshtuar vendimin e BQK-së për dinarin serb

Arbëreshë Kryeziu–Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, “flakaresh” i është dhënë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe jo ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Flakaresh i është dhënë Vuçiqit dhe jo Kosovës e as Albin Kurtit”, ka thënë Kryeziu–Hyseni.

Deputetja është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë kundërshtuar vendimin e BQK-së për dinarin serb.

“Nuk besoj që do të ketë këso acarimesh siç po paraqiten në opinion publik për raportet tona, qoftë me SHBA-të, qoftë me BE-në. Sepse besoj që edhe ata vetë janë të vetëdijshëm se një vendim i tillë do të duhej të merrej qysh kohë më përpara”, ka thënë deputetja.

“Unë mendoj që vetë fakti që ata nuk e kundërshtuan një vendim të tillë e kanë parë që një numër i madh, madje edhe analistëve politikë, e kanë cilësuar si vendim të drejtë”, ka thënë ajo.

Deputetja ka thënë se vendimi i Qeverisë për dinarin serb nuk do t’i acarojë marrëdhëniet me aleatët.

Mes të tjerash, ajo ka shtuar se paraqitja e kryeministrit të vendit në Këshillin e Sigurimit ka qenë shumë e mirë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika